Janë identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.

Mësohet se viktimat janë 4 anëtarë të një familjes Gushi. Viktimat janë dy bashkëshortët Eduart dhe Silvana Gushi dhe dy fëmijët e mitur, Anastasia dhe Eva Gushi që po udhëtonin me mjetin Toyota.

Ndërkohë bëhet se të tre personat që ndodheshin në makinën “Audi” janë jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”,  I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.