Nga Adriatik DOÇI

Provat / Mediu, Bumçi dhe biznesmenët e dinin se Shkëlzen Berisha ishte pronar faktik i Gërdecit, e respektonin si pronar

Pas shpërthimit të Gërdecit, Fatmir Mediu, Deliorgji etj., i telefonojnë menjëherë pronarit (Shkëlzenit).

Por, Shkëlzeni mohon që të ketë lidhje me Gërdecin, jo më që të jetë pronar.

Nëse do t’i besonim versionit të Shkëlzenit, atëherë logjikisht i bie që t’i kenë telefonuar si zjarrfikës, shofer ambulance, mjek…, pra për një arsye që konsiston në ndihmën e shpejtë.

Por, Shkelzeni ka vetëm një profesion, atë të sekserit.

Atëherë si ka mundësi që të gjithë argatët e tij në Gërdec, i telefonuan pikërisht atij, dhe jo për shembull, Spitalit të Traumës, pas shpërthimit?

Hetuesit e pyetën disa muaj më parë Shkëlzenin në SPAK se pse i kishte telefonuar Mediu menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit.

Shkëlzeni tha se Mediu i kishte telefonuar për një hall familjar.

Këtu lindin dy pyetje.

Pikërish pas shpërthimit të Gërdecit e gjeti Fatmir Mediu për të qarë hallet me Shkëlzenin dhe pse me Shkëlzenin?

Dhe si ka mundësi që, po atë ditë, të tjerë aksionerë në Gërdec, qanë hallet me Shkëlzenin?

Do ishte më e pranueshme sikur të thonin se e kishin lënë për të luajtur bilardo.

Ndërkaq, Aldo Bumçi nis shkresa për Gërdecin, me shënimin ‘për Shkëlzen Berishën’, duke e konsideruar pronar.

Shkëlzeni denoncohet nga ish shefi i Shtabit, Luan Hoxha, se e ka kërcënuar si pronar.

Kostra Trebicka akuzon Shkëlzenin se e kishte nxjerrë jashtë lojës së bizensit, ndërsa e kërcënon se do të flasë.

Para ngritjes së biznesit, Shkëlzeni hynte shpesh në zyrat e ministrave Mediu dhe Bumçi, faktuar me emrat e shënuar në blloqet e shënimeve të sekretareve për njerëzit që takonin ministrat.

Rrahman Selmanllari, i cili në atë kohë përfaqësonte Shkëlzen Berishën në transaksione biznesi apo pasurish të patundshme, u shfaq si përfaqësues i kompanisë amerikane SAC, e cila kishte lidhur një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë në Gërdec.

Patrik Henri, pronar i SAC, ishte partner me Delijorgjin, i cili ishte pronar i Alba Demil. SAC merrej me demontimin, ndërsa Alba Demil me ngritjen e infrastrukturës. Delijorgji ishte mik me Shkëlzenin.

Burri i tezes së Shkëlzenit, Mehmet Hoxha punonte në Gërdec, ku edhe humbi jetën nga shpërthimi. Mehmeti u mohuar nga Berisha se e kishte baxhanak.

Efraim Diveroli, president i kompanisë “AEY”, thoshte në përgjime se kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te kryeministri dhe djali i tij.

Shumë rastësi janë baraz me pronar faktik.