Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal ka pranuar fajësinë përpara një gjykate të Uashingtonit. Ai pranoi se kishte marrë fshehtas 225 mijë dollarë kesh nga një shtetas shqiptar që kishte interesa të tij në Europë dhe që më pas kishte shërbyer si burim i ish-agjentit të FBI-së në hetimin e një çështjeje lobimi.

Charles McGonigal pranoi gjithashtu se kishte fshehur marrëdhënien e tij me një biznesmen të huaj. Prokurori i çështjes tha se ishte arritur një marrëveshje fajësie me avokatët e McGonigal.

Marrëveshja u pranua edhe nga gjykata e cila tha se do të japë dënimin në 16 shkurt të 2024-ës. Sipas akuzave ai mund të marrë një dënim maksimal prej 5 vitesh burg.

Çështja McGonigal shkaktoi polemika të shumta edhe në Shqipëri, ku opozita akuzoi se i përfshirë në këtë çështje ishte edhe kryeministri Rama…