Çlirim Gjata nga PD foli  për mënyrën se si do të procedohet për shkarkimin e kreut aktual të partisë, Lulzim Basha.

“Ka filluar votimi i fshehtë me pyetjen: A jeni dakord për shkarkimin nga posti i kryetarit të PD të zotit Lulzim Basha. Për herë të parë po kryhet një votim i fshehtë. Statuti nuk e ka me votim të fshehtë, por u bë kështu për ta bërë sa më demokratike. Ka një kontroll elektronik të delegatëve, ku asnjë nuk mund të falsifikohet, çdo shkelje mund të lërë gjurmë. Presim rezultatet e votimit të fshehtë.

Pasi të shohim rezultatin, do të ketë një ratifikim të tij me referendum ky vendim, për t’iu përgjigjur anëtarësisë, pasi ne nuk duam të anashkalojmë asnjë anëtar të PD, pasi PD është e anëtarëve dhe pastaj vijnë institucionet. Prandaj, vendimi do të ratifikohet me referendum.

Por, a do të shkohet në një betejë gjyqësore? “5 mijë shqiptarë, anëtarë të PD, delegatë të kuvendit, duke sfiduar që nga presioni, problemet e mëdha, kushtet e motit, faktorët ekonomikë, kanë ardhur sot. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë kuvend. Të tjerat janë dokrra. Në demokraci nuk vendos vetëm ai që ka shumicën, por shikojeni se çfarë shumice ishte sot”, u shpreh Gjata.