Këshilli i Emërimeve në Drejtësi gjatë mbledhjes së sotme ka marrë në shqyrtim dy kandidatura për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese.

KED ka vendosur të lejojë kandidimin e Sonila Bejtja ndërsa për Eugen Papandile ka refuzuar pas verifikimeve të kryera.

Sipas KED, Papandile i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, nuk plotëson kushtet ligjore.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar”, thuhet në vendim.