Ndeshja San Antonio Spurs dhe LA Lakers bëri historinë e ligës NBA, pasi Becky Hammon, “aksidentalisht” u bë gruaja e parë që drejton si trajnere kryesore në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Me përjashtimin e Gregg Popovich, Spurs kryesuan deri në fund të lojës. Trajneri i San Antonios pranoi se në fillim nuk e kuptonte se sa historikisht ishte i rëndësishëm ai moment.

“Ne nuk e punësuam Becky-n për të shkruar historinë, por ajo e fitoi atë sepse është e kualifikuar dhe e shkëlqyeshme në atë që bën”, tha Popovich.

“Unë e dëshiroja atë në stafin tim profesional për shkak të punës që ajo bën,”shtoi Gregg.

Trajneri i Spurs është 74 vjeç dhe një ditë kur ai vendos të largohet, Hammon mund të bëhet gruaja e parë me një punë të përhershme si një trajner kryesor në historinë e NBA.