Pagat dhe numrat e identitetit të mijëra qytetarëve janë publikuar ditën e sotme në disa media online.

Pas ankesës së një grupi qytetarësh për publikimin e të dhënave personale, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet.

Prokuroria do të kërkojë zyrtarisht në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve verifikim për nxjerrjen e dokumenteve zyrtare.

Prej disa ditësh në WhatsApp janë duke u shpërndarë të dhënat e qytetarëve, përfshirë edhe pagën që ata marrin, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat.

Ky është skandali i dytë që ndodh me të dhënat e qytetarëve, pas database së shpërndarë para zgjedhjeve, ku individëve iu shënohej edhe përkatësia politike.