Është hedhur shorti në KQZ për të ndarë numëruesin e katërt mes PL dhe PDIU për zgjedhjet e 14 Majit. PDIU do të ketë numërues tek tavolinat me numër çift ndërsa Partia e Lirisë në tavolinat me numër tek.

Grupet e numërimit janë me 4 anëtarë: 2 mazhoranca dhe 2 opozita. Për shumicën, dy numërues do t’i ketë Partia Socialiste ndërsa për opozitën numëruesi i parë shkon për PD-në zyrtare të Alibeajt.

Sherri në KQZ ishte për numëruesin e katërt. Celibashi referuar ligjit futi në shortin e ndarjes PDIU-në dhe PL-në, duke propozuar që në gjysmat të ketë njëra numërues, e në gjysmat tjetra.

Në këtë mënyrë, Koalicioni “Bashkë fitojmë” do të ketë një numërues vetëm në gjysmat e tavolinave në mbarë vendin, pikërisht atë që ju dha Partisë së Lirisë.