Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për ekstradim të Lianbing Chen, i riu kinez i cili akuzohet për një mashtrim me vlerë 140 milionë euro. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se të riut i është revokuar masa e arrestit në shtëpi.

Chen është liruar në arrest shtëpie për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa ai ka kundërshtuar ekstradimin drejt Kinës.

37-vjeçari dyshohet se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh