Sondazhi i zhvilluar nga kompania “Flame Tree Advisors”  tregoi se 66% e shqiptarëve mendojnë se eliminimi i korrupsionit është i rëndësishëm për ta sjellë Shqipërinë në rrugën e duhur. Sondazhi u publikua nga televizioni Syri.net.

Të pyetur se pse Shqipëria është ende një vend i prapambetur, 51% e të intervistuarve fajësuan qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa 21 përqind e të intevistuarve mendojnë se në nivelin e korrupsionit ndikon fakti që Shqipëria nuk është pjesë e BE.

Sondazhi tregoi se sipas shqiptarëve mënyrat për të ndryshuar vendin janë:

Ardhja e të rinjve të larguar nga vendi: 72% mendojnë se është shumë e rëndësishme.

Një plan ekonomik i përqendruar në uljen e papunësisë: 66,6% mendojnë se është shumë e rëndësishme.

Një plan ekonomik i përqendruar në uljen e kostove të jetesës: 71,5% mendojnë se është shumë i rëndësishëm.

Basha duhet zgjedhur kryeministër: 47% mendojnë se është shumë e rëndësishme.

Rama nuk duhet zgjedhur në një mandat të tretë: 45% mendojnë se është shumë e rëndësishme.

Ndërsa 52,8% e të intervistuarve e vlerësuan “dobët” punën e Ramës si kryeministër; 14,6% e vlerësuan “shkëlqyeshëm”; 10,5% u përgjigjën “as mirë as keq”; 22,1% e vlerësuan “mirë”.

Të pyetur nëse pas dy mandatesh ka ardhur koha që Rama të zëvendësohet, 65,2% mendojnë se ka ardhur koha për ndryshim; 20,7% u shprehën të kënaqur nga puna e Ramës si kryeministër dhe 14% mendojnë se nuk ka alternativa zëvendësuese në vend.

Në lidhje me pandeminë:

17,1% e të anketuarve mendojnë se kriza shëndetësore është një sfida më e vështirë për vendin;

23% mendojnë se kriza ekonomike është më e vështirë;

58% ndajnë mendimin se të dyja krizat janë të vështira.