Nis sot në Ohër, ‘Forumi i Prespës’, një konferencë e organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku marrin pjesë lider të rajonit të Ballkanit Perëndimor, të tjerë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Konferenca, e cila është titulluar ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’, përqendrohet në nëntë tema, përfshirë rolin e BE-së në botë, demokracia evropiane, vlerat, të drejtat, sundimi i ligjit, siguria, migrimi, ndryshimi i klimës, mjedisi dhe shëndeti.

Konferenca e sotme do të hapet nga kryeministri, Zoran Zaev.

Mes shumë emrash të njohur në konferencë do të marrin pjesë gjithashtu: i dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.