Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, është vënë në pranga këtë të mërkurë me urdhër të SPAK, pasi dyshohet për korrupsion.

Përveç Kariqit janë arrestuar edhe një person tjetër, Isuf Gega, ndërsa ndaj dy të tjerëve nuk është ekzekutuar ende urdhri i arrestit, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv të gjyqtarëve.

SPAK thotë se nga hetimet e kryera, rezulton se Kariqi ka marrë përfitime monetare për të favorizuar persona në hetim.

Karriqi është prokurori i cili kishte në ngarkim çështjen ndaj këngëtares Fjolla Morina, e cila aktualisht vijon të jetë në arrati.

Ai u komandua në krye të prokurorisë së Kukësit në mars të këtij viti.