Nga arratia ish-numri 2 i qeverisë shqiptare, Arben Ahmetaj ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale në rastet kur ka patur zhvillime ndaj tij.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme i ka nisur letërporosi zyrave qëndrore të kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg e që ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie, ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.