Të nderuar lexues, sot do t’Ju sjellim disa nga botimet e dhuruara së fundmi bibliotekës shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, nga autori, studiuesi Aristotel Spiro.
“…50 vjet nuk janë shumë në jetën e një gjuhe të normuar, por shoqëria shqiptare ka përjetuar zhvillime domethënëse sidomos në tri dekadat e fundit dhe gjuha jeton si një organizëm i gjallë që mbart gjurmët e ndryshimit në mjedisin social të folësve të saj. Shumëçka ka ndryshuar, rregullat janë po ato.
Në terma përgjithësues përmendet si ˈdebati për gjuhënˈ, ai që në të vërtetë është shqetësimi i fortë mbi rregullat e drejtshkrimit të shqipes sot. A duhen ndryshuar, rikonceptuar, përmirësuar? Si, kur, në ç’mënyrë dhe nga kush? Në këtë frymë, libri i Aistotel Spiro “Për një drejtshkrim shqip modern” 9- vjen si një kontribut profesional në kohën e duhur, në përgjigje të këtij shqetësimi.”- shkruan në parathënien e librit Suela Mino.
Për këto ide, debate dhe studime gjuhësore jeni të ftuar të vizitoni bibliotekën universitare dhe të njiheni me librat të cilat po i sjellim me kopertinat e mëposhtme.