Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez konfirmoi planin e qeverisë së tij për të falur liderët separatistë të Katalonjës, një lajm që qarkullonte në vend prej disa kohësh dhe që kishte shkaktuar reagim.

9 liderët e Katalonjës u dënuan për rebelim në lidhje me tentativën e dështuar për të shpallur pavarësinë në vitin 2017. 3 të tjerë u shpallën fajtorë për mosbindje, por nuk u burgosën.

Vendimi për faljen e tyre do të merret nga kabineti qeveritar ditën e martë.

Mijëra njerëz dolën në protestë muajin e kaluar për të kundërshtuar këtë plan të qeverisë, por reagimi i saj ishte se një lëvizje e tillë mund të ulte tensionet në Katalonja.

Përpjekja e rajonit gjysmë-autonom për të shpallur pavarësinë rreth 4 vite më parë shkaktoi një ndër krizat më të mëdha politike në Spanjë në 4 dekadat e fundit.

Megjithatë, kundërshtarët e kanë akuzuar qeverinë e Spanjës se po e ndërmerr një vendim të tillë vetëm e vetëm për të fituar mbështetje politike.