Milani ka humbur një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat në shtëpi përballë Spezia-s, në garën e saj për titullin kampion.

Ndonëse prisnin një nga skuadrat e konsideruara të lehta në këtë sezon, kuqezinjtë humbën në shtëpi me rezultatin 1-2, në sekondat e fundit të takimit.

Ndonëse kaluan të parët në avantazh me anë të Leaos, Milani nuk arriti të ruante rezultatin ndaj Spezias të Manajt, të etur për pikë.

Miqtë barazuan me Agudelo në minutën e 64. Nga kjo minutë ndeshja foli e gjitha për Milanin, i cili shtoi forcat në sulm, por u penalizuan dhe një gabim i arbitrit që ndërpreu një aksion në vazhdim të vendasve, i cili përfundoi në gol.

Kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar, miqtë gjejnë fuqi dhe me një kundërsulm të përpiktë gjejnë dhe golin e dytë dhe hipotekuan në këtë mënyrë fitoren.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të hëne, Napoli mundi në transfertë 0-2 Bologna dhe shkon në kuotën e 46 pikëve, 4 më pak nga Interi i vendit të parë që ka ende një ndeshje më pak.