Edhe pse sërish nuk arriti të marrë “Topin e Artë”, për të dytin vit radhazi, sulmuesi polak i Bayern, Robert Lewandowski është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2021 nga FIFA.

33-vjeçari arriti të triumfojë ndaj dy kundërshtarëve të tjerë në këtë garë Lionel Messi dhe egjiptiani Mohamet Salah.

Cmimi i trajnerit më të mirë shkoi për Thomas Thuchel, i cili me Chelsea-n arriti të triumfojë në Champions League.

Në formacionin më të mirë bie në sy rreshtimi me 4 sulmues.