Burime nga Dhoma e Përfaqësuesve bënë me dije për agjencinë e lajmeve Reuters se demokratët do të ngrenë akuza për shkarkimin e presidentit Donald Trump, pas ngjarjeve të dhunshme gjatë seancës së Kongresit ku po certifikohej fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Sipas burimeve, demokratët nuk do të humbin kohë në ngritjen e këtyre akuzave dhe do ta bëjnë këtë lëvizje që ditën e hënë.

Në protestën e dy ditëve më parë, mbështetësit e Trump hynë brenda selisë së Kongresit, në një akt që nuk kishte ndodhur prej më shumë se 200 vitesh.

Sulmi në Kongres, u vodhën sendet të Nancy Pelos dhe ligjvënësve të tjerë

Një laptop u vodh nga zyra e Kryetares Demokratike të Dhomës Nancy Pelos në Capitol Hill, tha një nga ndihmësit e saj sot për Reuters. Laptopi ishte në një sallë konferencash dhe përdorej për prezantime, shtoi ndihmësi.

Pas trazirave, demokrati Jim Clyburn deklaroi se i kishin vjedhur iPadin, ndërsa senatori i Oregonit, Jeff Merkley gjithashtu tha se i kishin marrë një laptop nga zyra e tij.

“Ndoshta do të duhen disa ditë për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur, çfarë është vjedhur, çfarë jo,” u tha gazetarëve Michael Sherëin, avokati amerikan për Distriktin e Columbias.

“Artikuj, sende elektronike, dokumente dhe materiale u vodhën, dhe ne duhet të identifikojmë atë që u bë. Nuk e dimë shkallën e dëmit akoma.”, shtoi ai.