Mediat në Kosovë raportojnë se një autobus është sulmuar me armë zjarri në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Si pasojë e të shtënave me armë, deri në këto momente raportohet për një të vdekur dhe disa persona të lënduar.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë apo arsyet e sulmit. Mediat raportojnë se në autobus ka pasur nxënës të një shkolle.

Policia e Kosovës ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që është krijuar një kordon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.