Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për Covid-19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes.

Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada britanike në vendin tonë, e cila thotë se qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobë të menjëhershme me vlerë 500 £.

“Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të qeverisë britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetëizolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit”, thuhet në njoftim.