Tetë pacientë të tjerë kanë humbur jetë për shkak të koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të premte se viktimat janë të moshave nga 46 deri në 86 vjeç.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 46-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Numri total i viktimave që prej nisjes së epidemisë në vendin tonë ka shkuar në 1358.

Rastet e reja– Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3761 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 896 qytetarë. Numri më i lartë i rasteve vijon të jetë nga Bashkia e Tiranës.

“Janë kryer 3761 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 896 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 55 raste në Durrës, 49 raste Elbasan, 47 raste në Fier, 28 raste në Lushnje, 26 raste në Shkodër, 22 raste në Kavajë, 20 raste në Berat, 18 raste në Sarandë, Krujë, Kurbin, 16 raste në Korçë, Lezhë, Gjirokastër, 15 raste në Kukës, Kamëz, 13 raste në Mat dhe Gramsh, 12 raste në Patos, 10 raste në Vorë, 9 raste në Divjakë, Librazhd, 7 raste në Prrenjas, Mallakastër, 6 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Dibër, Kuçovë, 5 raste në Pogradec, Delvinë, Rrogozhinë, 4 raste në Tepelenë, Vau i Dejës, Peqin, 3 raste në Belsh, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Rroskovec, Skrapar, Cërrik , Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Devoll, Has, Tropojë, Himarë, Klos, Shijak, Dropull”.

Situata në spitale- Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,420 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 309 pacientë. 20 prej tyre janë në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.