Dy persona mbetën të plagosur pas një sherri për motive banale në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Personat A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe aktualisht ndodhen në spital.

Nuk dihet ende shkaku i sherrit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.