Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë të prekur nga Covid-19, një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 73-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu, është shënuar një rekord i ri të infektuarish. Nga 1942 testime që janë kryer janë konfirmuar  pozitivë 501 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
Rastet sipas shpërndarjes gjeografike:
219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë,
30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës,
16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë,
10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd,
6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë,
3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,
2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar,” shpjegohet në njoftim.

Më tej Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5682
Durrës 980
Fier 916
Korçë 753
Shkodër 645
Elbasan 565
Lezhë 545
Vlorë 506
Berat 326
Kukës 267
Gjirokastër 256
Dibër 114