Presidenti Donald Trump ka mirëpritur sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin Avdulla Hoti dhe presidentin Aleksandër Vucic, për të nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
Nëpër mediat serbe po qarkullon një draft-marrëveshje e paktit të nënshkruar, sipas të cilës, Serbia pranon njohjen e pavarësisë së Kosovës.
-Sipas kësaj marrëveshje të quajtur “Traktati i paqes”, Kosova dhe Serbia njohin njëra-tjetrën me kufijtë e rinj dhe bëhen pjesë e OKB në të njëjtën kohë.
2- Kufijtë perëndimor mes dy vendeve do të jetë e gjithë gjatësia e liqenit të Ujmanit, në pjesën e Kosovës përfshihet Zubin Patoku dhe në pjesën serbe nga Zubin Patoku dhe deri në kufirin aktual. Mitrovica do të marri statusin e kryeqytetit të pavarur. Kryebashkiak do të jetë një serb dhe shqiptar që do të zgjidhet nga OKB.
-Trepçja merr një status special dhe nëpërmjet një konciorsumi të përbashkët të SHBA, Francës, Kinës dhe Rusisë.
