Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump falenderoi Kryeministri Edi Rama për refuzimin e ndikimit të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit të saj.

Në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama, Trump shkruan se është i kënaqur me rolin e Shqipërisë në iniciativën Tre deteve i bën thirrje të dali nga iniciativa 17+1 e Kinës.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit.

Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni. “

Trump shprehet se shpreson që Shqipëria dhe SHBA-të të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G.

Ai vijon duke falënderuar kryeministrin për rolin e tij në dialogun Kosovë-Serbi si dhe i bën thirrje të zhvendosi ambasadën shqiptare në Jerusalem.