Tymi i flakës së plehrave që ka mbuluar këto ditë Vlorën, sipas Av. Kujtim Cakranit ka nxejrrë zbuluar edhe aferat e qeverisë së kryeministrit Rama me Mafian e plehrave… 

Postimi i plotë i tij:

“Këto pamje që digjen plehrat nuk janë në Afrikën e largët jo?

Janë në qytetin turistikë të Vlorës, në qytetin ku kryeministri Edi Rama në 8 vite ka shpenzuar gjithë buxhetin e shtetit.

Madje i dha Mafies së plehrave edhe lekët po nga buxheti shtetit për të ndërtuar Landfildin e Sherishtës.

Duke mos mjaftuar temperaturat e larta, por qytetarët duhet të durojnë edhe tymin e që djeg mbeturinat.

Bashkia dhe pushteti propagandës ka rënë rehat se në Vlorë nuk ka opozitë!
Këshilltarët e opozitës janë në drejtim të paditur, ose kanë bërë pakt me Kryetarin e ri të bashkisë se nuk do e bezdisin.

Gjithashtu në Vlorë nuk ka as organ akyze (prokurorie) që të regjistronte procedimin penal për gjendjen e përsëritur të djegies së plehrave që rëndon në shëndetin e qytetarëve.”

Av. KUjtim CAKRANI