Janë zhvilluar ditën e diel, zgjedhjet e pjesshme vendore në Rrogozhinë për kryetarin e ri të bashkisë.

Dy kandidatët në garë janë Edison Memolla i Partisë Socialiste i cili rezulton deri në në orën 4 të mëngjesit të së hënës kur jepen rezultatet zyrtare nga KQZ me 51,59% të votave përballë kandidatit Shkëlqim Hoxha të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” me 48,41% të votave.

Janë numëruar deri tani 15 qendra votimi nga 54 të tilla në total.