Nga Bardhul TODA

 

 

Sapo është konfirmuar e reja më e fundit, që në Lin të Pogradecit, pas një pune 4-vjeçare, është vërtetuar vendbanim autokton mbi 8500 vjeçar, zbulim të cilin për lashtësinë tonë, do ta cilësoja: “Habija e pa habitshme!” Paradoksi i habisë së përshfaqur ndodh nga mosbesimi që kemi ndaj lashtësisë sonë, dhe e pahabitshmja bazohet në besimin që vërtetë jemi populli më i lashtë edhe përtej Evropës. Mjafton të përmend citimin e Sami Frashërit në: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”, botim i Shtëpisë Botuese “falcon”, në f. 6-7, na vjen ky shpjegim domethënës: “Shqipëri i thonë gjith ati vendi, tek rrinë shqiptarëtë. Shqiptarët janë m’i vjetër’ i kombeve t’Evropës. Duket që këta erdhe më parë se të gjithë prej mezit t’Azisë n’Evropë; edhe këta prunë në këtë vënt ditjen’ e të bërit shtëpi në mur si edhe diturin’ e të lëruarit, të mbjellit e të korrurit; se ata njerëz, që gjendeshin më parë tyre n’Evropë, ishinë t’egërë nëpër pyje e nëpër shpella duke ushqyerë me pemëra t’egëra e me mish gjahu. P’andaj prindëritë tanë të vjetërë u quajtënë arbënë… Më të vjetërtë prindërt’ tanë bota i quajnë pelasgë, fjal’ e mbeturë nga prindret tanë më të pastajmë, të cilëtë quinine më të parët e tyre plak e pleq. Sido të jetë, ky komp kaq’ i vjetërë e kaq’ i vjeturë për istorit ka qën’ i shumë i fortë e i përhapunë nëpër gjith’ Evropët e Lindjes.”, ka një rrjedhim logjik për çka lakmia ndaj nesh, ka qenë e pangopur. Arsyeja? Vend i begatë, me njerëz punëtorë. (Marrë nga METAFORA 23, Revistë për Kulturë, Art, Letërsi e Shkencë, botuar në Prizren, qershor 2023). Ajo që na duhet në vazhdim, janë investimet për të zbuluar atë çka e themi me krenari, dhe t’u themi të gjithë atyre që kanë marrë llokma të konsiderueshme nga trojet tona, erdhi koha të dorëzoheni, të na i ktheni, të na kërkoni falje dhe të na dëmshpërbleni për padrejtësinë e derisotme! Kjo është çështja! Sado i lartë të jetë ky çmim, është shumë më i ulët nga vlera e madhe e vërtetësisë historike dhe të krenarisë sonë kombëtare. Këto vërtetësi, do të shfuqizojë edhe Traktatin e Shën Stefanit për të cilin nuk ia vlen të zgjatem. Përulem me nderim kundrejt të gjithëve që do t’u marr kohë për ta lexuar deri në fund këtë publikim, duke pranuar që jam emocional ndaj drejtësisë që duhet t’i rikthehet kombit tim, dhe tonit bashkë! Faleminderit nga zemra!