38 vjeçari Renald Tahiri ka ndërruar jetë në ambientet e burgut 302 në Tiranë, ndërsa ishte arrestuar të premten e kaluar për vjedhje.

Mësohet se familjarët e tij nuk janë lejuar ta takojnë gjatë fundjavës me pretekstin se nuk lejoheshin takimet.

Rethanat e ngjarjes së rëndë, e cila nuk është raportuar zyrtarisht nga autoritetetmbeten të paqarta.

Të shtunën, thonë burime jo zyrtare, ka ndërruar jetë, teksa familjarët pretendojnë se ngjarja ka ndodhur brenda qelisë.

Nga ana tjetër, autoritetet deklarojnë se se janë ndjekur të gjitha procedurat standarte përfshirë edhe ofrimin e ndihmës shëndetësore.

38-vjeçari u arrestua për vjedhjen e një biçiklete, teksa njihet në zonën e “Brrakës” ku jetonte, si konsumues të narkotikëve.

Renald Tahiri ishte përballur me drejtësinë për vepra të tilla, për shkak se në shumicën e rasteve, i kryente për të siguruar para që të blinte drogën.

Familjarët pretendojnë se janë njoftuar vetëm të hënën (dy ditë pas ngjarjes), për vdekjen e tij, ndërsa hapën dyert e mortit. Trupi u përcollë për në banesën e fundit pas ceremonisë mortore në orën 12:30.