Jaeld Cela, ish-zëvendësdrejtor i Policisë se Vlorës kërkon të lirohet nga qelia.

Çela është duke vuajtur një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës” dhënë nga Shkalla e Parë për Krimet e Rënda, në të njëjtin proces ku akuzohej edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-zv.drejtori i Vlorës i kërkon Gjykatës se Posaçme të lehtësojë masën e sigurisë ndaj tij, me pretendimin se ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Apelit.

Ish-kryepolici i Vlorës u dënua në mungesë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, pasi qëndroi në arrati gjatë hetimit dhe gjykimit. Ai u vetëdorëzua më 16 maj të këtij viti, më shumë se 2 vjet e 6 muaj nga prerja e fletarrestit për të.