Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë një konferencë për mediat.Kjo konferencë vjen dy ditë pas shkarkimit të tij nga Kuvendi.

Bëhet me dije se Meta do të mbajë konferencën në orën 13:00 në Institucionin e Presidentit. Presidenti do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Sakaq, pritet që ai të flasë edhe për vendimin që mori Kuvendi për shkarkimin e tij.

“Rikthehen konferencat per medias te se premtes. Sot Presidenti Meta ne bashkebisedim me gazetaret ne ora 13:00, ne Institucionin e Presidentit” thuhet në njoftimin e presidencës.