Varianti i ri i koronavirusit nuk është aq i frikshëm sa mendohet. Këtë e deklaroi eksperti i lartë për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci.

Sipas tij, është mëse normale të ndodhë një mutacion i virusit sa herë që ai bie në kontakt me një ambient të ri.

Fauci tha se zyrtarët britanikë dhe amerikanë po studiojnë nëse ky variant i ri i bën njerëzit më të sëmurë dhe tani rezulton të mos jetë kështu. Ai shtoi se me siguri vaksinat e mbulojnë edhe mbrojtjen nga ky variant i ri i koronavirusit.