Presidenti Joe Biden përpiqet të qetësojë amerikanë në prag të festave të fundvitit, pak ditë pasi varianti Omicron, u zbuluara edhe ne Kanada. Ai tha se për momentin izolimi i ri nuk është i nevojshëm, nëse qytetarët janë të vaksinuar dhe mbajnë maskat.

“Ndërsa do të duhen javë para se të mësojmë gjithçka duhet, doktor Fauci dhe ekspertë të tjerë besojnë se vaksinat do vazhdojnë të ofrojnë një lloj mbrojtjeje kundër sëmundjes së rëndë. Si masë shtesë, ju lutem mbajeni maskën kur jeni në ambiente të mbyllura”, tha Biden.

Biden shtoi se kompanitë farmaceutike po bëhen gati për krijimin e vaksinave të reja, nëse do të jete e nevojshme. Raste me koronavirusi janë zbuluar në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara ndaluan udhëtimet nga 8 vende të Afrikës Jugore. Sipas Biden, është çështje kohe para se virusi të identifikohet edhe në SHBA. Por ndërsa presidenti u bëri edhe një herë thirrje amerikanëve të mbajnë maska, ai u vu në shënjestër të kritikave pasi shpërfilli rregullat e vendosura prej tij.

Biden u fotografua pa maskë në fytyrë, teksa qëndronte brenda një dyqani ku ishte vendosur shenja që u kërkon klientëve të mbajnë maskë.