Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nga e marta e 5 janarit 2021, ajo do t’i lërë detyrën gjyqtarit të lartë, Ervin Pupe.

Tusha mori detyrën përkohësisht pas largimit të Ardian Dvoranit.

Anëtarët e rinj të KED janë: Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska nga “Kushtetuesja”, ndërsa anëtar zëvendësues nga gjykata Kushtetuese u zgjodh magjistratja Fiona Papajorgji.

Nga Gjykata e Lartë anëtarë do të jetë Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues.

Pupe, si gjyqtari më i vjetër pritet që edhe të marrë edhe drejtimin e KED përgjatë vitit 2021.

Përfaqësues i prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh Adnan Xholi, Gjykata e Apelit do të përfaqësohet nga Astrit Kalaja dhe Elona Toro, ndërsa Prokuroria e Apelit nga Gjon Fusha dhe Genti Xholi.

Përfaqësuesja e gjykatës Administrative do të jetë Rilinda Selimi.

Këshilli i Emërimeve në drejtësi ka për detyrë që të kontrollojë dhe të rendisë listën kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe më pas t’ja kalojë Presidentit dhe Kuvendit për Emërim.

Aktualisht në radhët e Gjykatës Kushtetuese mungojnë 2 antëtarë, që duhet të dalin nga radhët e Gjykatës së Lartë. KED me 9 anëtarë, riformatohet çdo vit.