Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu drejtua me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku i kërkon të dhëna për numrin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Ilirjan Celibashi kërkon që institucionit të KQZ t’i dërgohet numri i shtetasve, të ndarë sipas qarqeve dhe që kanë regjistruar adresën e banimit të përhershëm jashtë vendit.

Kërkesa bëhet në kuadër të projektit për mundësinë e votimit nga jashtë vendit për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

 

 

Disa ditë më parë Ministri i  Diasporës Pandeli Majko tha se pranë KQZ do krijohet një sistem dhe atje do të aplikojnë shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit. Aty krijohet regjistri i votuesve të shtetasve tanë me banim jashtë vendit, të cilët nuk kanë kusht deklarimin e adresës në shtetin që jetojnë.