Gjykata e Lezhës dënoi me 8 vite burg 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin Janar 2022 vrau me armë për gjakmarrje Lek Lekgjonajn. Ngjarja ndodhi në fshatin Manati të Lezhës.

Përvathi akuzohet për vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e dënoi me 12 vite burg Florian Përvathin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 8 vite burgim pasi i ulet 1/3 e dënimit.

Vëllai i viktimës Lek Lekgjonaj kishte vrarë disa vite më parë babain e Florian Përvathit dhe u largua nga Shqipëria për shkak të frikës së gjakmarrjes.

Por në janar të këtij viti, Florian i shkoi në banesë vëllait të vrasësit të babait të tij duke e ekzekutuar për gjakmarrje, edhe pse i ndjeri nuk ishte i përfshirë në krimin e disa viteve më parë.