Një person është vrarë me armë zjarri pistoletë në fshatin Pajovë të Peqinit. Krimi ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe viktima është shtetasi Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajovë.

45-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes. Në pranga është vënë shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj. Krimi ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.