Viti ka nisur me humbje për Manchester United dhe kjo ka ndodhur përballë tifozëve të “Djajve të kuq”, në stadiumin “Old Trafford” nga Wolves.

Miqtë triumfuan 1-0, me një gol të realizuar nga portugezi Moutinho në minutën e 82-të të ndeshjes, por ajo që është më shqetësuese për skuadrën e drejtuar nga trajneri gjerman Ralf Rangnick ishte loja që tregoi.

Për herë të parë në 14 vjet me bluzën e United, Ronaldo ishte kapiten në këtë takim, por as kjo lëvizje nuk ndikoi që Manchester të realizonte të paktën një gol në këtë sfidë.

Pas kësaj humbje, Manchester United ndodhet në kuotën e 31 pikëve, në vendin e 7 në renditje.