Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit pasditen e së dielës si Presidente e Kosovës.

Në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se zgjedhja e Presidentit ka përmbyllur kuadrin institucional të vendit.

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”, thotë Kryeministri Edi Rama.

Vjosa Osmani u zgjodh dje Presidente e Kosovës pas 3 raundeve të votimit në Kuvend.