Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dhënë sot një tjetër mesazh për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa i ka bërë ri-postim një statusi në Twitter të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ambasadorja iu bën thirrje qytetarëve që të mos e shesin të drejtën e tyre për të votuar.

“Mos e shisni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan ambasadorja Kim.

Javët e fundit, Yuri Kim bërë herë pas here thirrje për të larguar nga listat e kandidatëve për deputetë personat e akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërkohë, partitë politike kanë nisur fushatën dhe krerët e tyre apo kandidatët për deputetë kanë nisur takimet me qytetarët.

Rama kërkon një mandat të tretë, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kërkojnë rotacion politik.