Vijon numërimi i votave për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit.

Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Kur janë numëruar 67 kuti nga 74 në total, trendi dikton fitoren e kandidatit të PS Albert Halilaj.
.
Emri Vata ka marrë 6746 vota ndërsa Albert Halilaj 11808 vota. Duhet theksuar se pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme ishte më e ulët se më 14 maj.