Vjen Atalanta, por flitet më shumë për Cristiano Ronaldon. Real Madrid synon kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Ekipi i Zinedine Zidane pret në shtëpi Atalantën nesër në mbrëmje (21:00).

Zërat e një rikthimi të Cristiano Ronaldo te Reali janë shtuar ditët e fundit, opsion të cilin Zidane nuk e mohon.

“CR7 përsëri te Real Madrid? Po, mund të ndodhë… E njohim mirë Cristianon. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kam pasur fat që e kam stërvitur, është i jashtëzakonshëm. Por tani ai është lojtar i Juventusit tani dhe duhet të respektojmë atë dhe Juven”.

Më pas një koment për skuadrën e Gian Piero Gasperinit. Ndërkohë është zyrtare mungesa e Eden Hazard. Belgu ka pësuar një tjetër tërheqje muskulore dhe do të mungojë kundër Atalantës.

“Kundër Atalantës nuk mund të jesh në asnjë moment i qetë, edhe pse fituam takimin e parë. Ata janë tërbuar për kartonin e kuq që morën në ndeshjen e parë dhe kanë të drejtë. Ata do të luajnë futbollin e tyre, do të sulmojnë, madje do të japin edhe diçka më shumë“, theksoi Zidane.