Ëndrra e Lajpcigut vazhdon. Gjermanët arrijnë për herë të parë në gjysmëfinale të Champions League duke mundur me rezultatin 2-1 favoritët spanjoll të Atletico Madrid.

Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para kaluan pa emocione të forta. Në minutën 45 Olmo shënon falë një goditje me kokë të bukur.

Djemtë e Simeones arrijnë barazimin me penallti pas një aksioni të bukur të finalizuar nga Joao Felix.

Kur të gjithë mendonin se ndeshja do shtyhej përtej 90 minutave, një kundërsulm perfekt i gjermanëve finalizohet nga 21-vjeçari amerikan Tyler Adams, që çon në parajse një ekip që 11 vjet më parë nuk ekzistonte.