Një aksident i rëndë është regjistruar në Milot në Rrugën e Kombit këtë të hënë. Mësohet se dy makina, një “Opel” dhe një Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. I mituri po udhëtonte prindërit e tij në makinën “Opel”. Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore është shoferi i mjetit tjetër. Pas përplasjes “Benz-i”, është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Ndërkohë makina tjetër e aksidentuar, ku udhëtonte edhe i mituri, është shkatërruar plotësisht dhe pjesët e dëmtuara i janë shpërndarë nëpër rrugë.

Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar shkakun dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Fyshimet paraprake janë se aksidenti mund të jetë shkaktuar si pasojë e lagështirës në rrugë ose shpejtësisë tej normave të lejuara.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia që po mundëson edhe qarkullimin normal të mjeteve në Rrugën e Kombit.