Shtatë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë regjistruar edhe 168 raste të reja.

Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 2241 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 168 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 83 në Tiranë, 10 në Durrës, nga 8 qytetarë në Fier, Lushnje, Vlorë, Sarandë, 6 në Gramsh, 5 në Përmet, nga 3 qytetarë në Lezhë, Vorë, Mallakastër, Himarë, nga 2 qytetarë në Berat, Gjirokastër, Dibër, Kavajë, Kukës, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Divjakë, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.

Janë 5159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Viktimat- Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe, një qytetar nga Vlora 66 vjeç.

Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,517 që nga fillimi i epidemisë.