Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ka vizituar Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.

Lajmi u bë me dije nga Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë me anë të një fotoje të postuar në faqen zyrtare të tyre në Facebook.

Glover pasi ka vizituar muzeun ka parë edhe filmin e Skënderbeut i cili transmetohet në muze. Ai u shpreh i mahnitur nga historia e heroit kombëtar të shqiptarëve.

Ka qenë bashkia Tiranë që i ka dërguar një ftesë producentit të njohur i cili e ka pranuar me kënaqësi. Kjo sidomos për të mësuar më shumë mbi heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe historinë e Shqipërisë.

Glover ka pasur një sërë rolesh në filma, skenë dhe televizion. Ai është më i njohur për rolin e rreshterit të policisë së Los Anxhelosit Roger Murtaugh në serinë e filmave aksion “Lethal Weapon”, duke luajtur së bashku me Mel Gibson dhe Joe Pesci.

Më vonë ai luajti edhe një herë me Gary Busey në filmin e suksesshëm Predator 2.

Gjithashtu ka qenë producent në disa filma amerikanë të realizuar.