Policia e Tiranës ka arrestuar 12 persona për shitje droge në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Hetimi për arrestimin e këtyre personave është kryer gjatë një vitit sipas policisë.

Të arrestuarit janë të moshave nga 17 deri në 26 vjeç. Janë shpallur gjithshtu në kërkim për të njejtën akuzë edhe 6 persona të tjerë.

Dy prej personave të dyshuar për shitje narkotikësh akuzohen edhe për djegien e një automjeti në Tiranë.

Policia njofton se ka sekuestruar lënë narkotike dhe shuma parash që përfitoheshin nga shitja e tyre.