Policia italiane ka vënë në pranga 2 persona me urdhër të prokurorisë së Astit, si autorë të dyshuar të vrasjes së muratorit shqiptar Avenir Hysaj, i cili u gjet i vdekur më 19 mars në Pocapaglia.

34-vjeçari shqiptar humbi kontaktet më 21 shkurt të këtij viti dhe nuk kishte asnjë gjurmë se ku kishte shkuar. Për këtë arsye, familjarët e tij kërkuan të dhëna për Avenirin dhe përmes emisionit “Kush e ka parë”.

I riu u gjet i pajetë një muaj më pas në një pyll dhe autopsia zbuloi se ishte ekzekutuar me 3 plumba në kokë.

Personat e arrestuar për ngjarjen janë italianë dhe pritet të dalin përpara drejtësisë për akuzën e vrasjes me dashje.