Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako është arrestuar nga Policia.

Bllako është arrestuar në banesën e tij në Rrugën e Elbasanit dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit. Ai dorëzoi ditën e djeshme mandatin e deputetit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

Sakaq, Sipas prokurorëve, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton drejt Italisë në prill 2019 dhe janë kthyer sërish bashkë një ditë më pas në Shqipëri.