Bashkimi Europian pritet të mbylllë sërish kufijtë e jashtëm në shtator me disa nga vendet e Ballkanit Perëdimor, nëse rritja e rasteve  të reja me Covid-19 nuk frenohet së shpejti.

Unioni pritet të nxjerrë pas disa ditësh përditësimet e reja të udhëtimit për vendet e treta, por që atëherë, situata në rajon, sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut është përkeqësuar në mënyrë dramatike.

Kosova, me gati 2300 raste të reja, është tanimë vendi i dytë pas Britanisë së Madhe për raste pozitive për banorë, ndërsa Maqedonia e Veriut është vendi i katërt. Një rritje e ndjeshme e rasteve është shënuar po ashtu në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë.

Në këto kushte, Komisioni Europian raportohet se po shqyrton mbylljen e kufijve për vendet që kanë më shumë se 200 raste për 100.000 banorë.  Kosova regjistron në shtatë ditët e fundit 500 raste për 100.000 banorë, duke mos plotësuar kështu kushtin kryesore të unionit për hapjen e kufijve.

Gazeta europiane, “Politico.Eu” frika nga një rritje e re e rasteve, sidomos pas uljes së temperaturave në vjeshtë, pritet të cojë kthimin e barrierave jo vetëm në kufijtë e jashtëm por edhe të  brendshëm bllokut.

Për momentin udhëtimi në të gjithë BE -në rregullohet nga sistemi i certifikatave të udhëtimit.

Vendet anëtare gjithashtu konsultohen me hartën e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) për të vendosur nëse do të imponojnë disa kontrolle shtesë për udhëtarët nga rajonet më të rrezikuara. Në këtë harte, Ballkani Perëndimor është shënuar nga të verdhë me portokolli.

Zyrtarët e Komisionit thonë për “Politico.Eu” se presin që kufijtë më shumë vende të treta të mbyllen sërish në një të ardhme jo të largët. Diplomatë të lartë të BE -së thanë se Komisioni tashmë po përgatitej për futjen e kufizimeve të reja të udhëtimit dhe po përgatiste plane që lëvizjen e mallrave dhe njerëzve që rrjedhin brenda BE -së të bëhej pa probleme.

Një diplomat i BE vlerësoi se që kufizimet e reja të udhëtimit për vendet e treta që regjistrojnë shifra të larta të të infektuarve, pritet të futen në vjeshtë.

“Disa vende mund të kërkojnë mbylljen edhe mbylljen e kufijve të brenshëm, pasi është me interes të madh në axhendat e tyre kombëtare, por Komisioni është fuqimisht kundër kësaj tani për tani, pavarësisht rritjes së të infektuarve në disa vende anëtare,” tha diplomati.

Mbyllja e kufijve mund të nxitet edhe nga politika e brendshme. Gjermania shkon në zgjedhj në fund të shtatorit. Partia qeverisëse CDU do të duhet të tregojë se po e merr seriozisht koronavirusin . Në fillim të muajit, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn paralajmëroi se “vala e katërt kishte mbërritur” dhe se di të “qëndronte deri në pranverë”.

Bruno Ciancio, epidemiologu që udhëheq aktivitetet mbikëqyrëse të ECDC, thotë se ka dyshime se ndryshimet sezonale të motit do të kishin një efekt të madh në rastet e reja. Viruset sezonale si gripi fillojnë të përhapen në “nëntor, ose në dhjetor, jo në Gusht,” tha Ciancio.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike Komisioni kishte konstatuar se kjo situatë në vendet e Ballkanit Perëndimor është “e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në vendet e BE-së”.

Por, ashtu edhe në vendet e tjera, edhe Ballkani po përballet me një rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19, e cila mund të bëjë që historia e mbylljes së kufijve të përsëritet.